Baza e NATO-s në Kuçovë, analisti Nazarko: Shqipëria rrit peshën diplomatike

Analisti Mentor Nazarko, thotë se hapja e bazës së NATO-s në Kuçovë, forcon kombin shqiptar. Në emisionin “Real Story”, Nazarko u shpreh se Shqipëria ka rritur peshën e saj diplomatike.

”Unë mendoj që duhet ta shohim në planin tërësor. Ky është një forcim i kombit shqiptar, vizavijë, kombeve të tjera të cilët janë rivalë me ne. Rrisim edhe peshën tonë diplomatike.

Pavarësisht përmaseve që kemi në pikëpamje të sipërfaqes apo demografisë. Për shembull, një situate si ajo që ndodh me Belerin, nëse Shqipëria do të ishte e dobët në pikëpamje të ndërvarësisë ushtarake, me baza.

Shqipëria do të ishte shumë e dobët përballë Greqisë, pavarësisht se preteksti është shumë i vogël në gjykimin tim, është jo real. Ka një lidhje mes faktorit ushtarak dhe faktorit diplomatik”.

SHKARKO APP