BB nxjerr shifrat e borxhit – 10 mld dollarë borxhe ndaj 3037 kreditorëve

Banka Botërore ka publikuar përditësimin më të fundit të statistikave të borxhit të 120 vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme,  të cilat raportojnë te sistemi i Bankës Botërore i ngritur për këtë qëllim. Një prej këtyre vendeve është edhe Shqipëria. Shifrat më të fundit i referohen vitit 2018 dhe tregojnë edhe se si kanë  evoluar disa prej indikatorëve kryesorë të borxhit. Për vitin 2018 stoku total i borxhit të jashtëm vlerësohet në 10.1 miliardë dollarë, nga rreth 4.2 që ishte në vitin 2008.

Norma e borxhit në raport me PBB për 2018-ën ndërkohë vlerësohet në 67% nga BB. Gjatë kësaj dekade ndërkohë. Rritja më e madhe është mes viteve 2008-2013, ndërkohë që siç duket edhe nga grafiku, pas vitit 2014, rritja e stokut të borxhit është më pak e ndjeshme. Një tjetër indikator, ai i pagesës së interesave tregon se në vitin 2018, Shqipëria ka paguar plot 147 milionë dollarë në formë interesat për borxhin afat-gjatë. Kjo shifër është luhatur gjatë 5 viteve të fundit, ndërkohë që viti 2014 mban rekord, me 185 milionë dollarë të paguar nga financat publike vetëm në formë interesash.

Sa i përket disbursimeve ndërkohë, shteti shqiptar në 2018 ka paguar plot 1.26 miliardë dollarë, në rritje të ndjeshme krahasuar me vitin paraardhës. Të tjerë indikatorë tregojnë se shteti shqiptar ka zyrtarisht rreth 3000 kreditorë, ku gjysma e tyre, rreth 1500 janë huadhënës privatë, zotërues bonosh më shumë se sa banka tregtare.

SHKARKO APP