BB: Taksa në Rrugën e Kombit e nevojshme, të merren parasysh nevojat e banorëve

Banka Botërore ka prezantuar raportin ekomomik rajonal, ndërsa gjatë fjalës së saj, ekonomistja e Bankës Botërore, Hilda Shijau tha se politikat monetare kanë mbështetur rritjen ekonomike dhe eksportet kanë pasur performancë të mirë.

“Politikat monetare kane mbështetur rritjen ekonomike dhe borxhi në vitin 2017 është ulur në 71%. Inflacioni është mesatarisht 2%, poshtë objektivit te BB. Rritja ekonomike pritet te arrije ne 3.5 %, por rrezik mbetet, regresi ne politikat e brendshme. Duhet te vijoje reforma ne energji.”- tha ajo.

Ndëkohë përfaqësuesja e Bankës Botërore u shpreh se jo të gjitha PPP rezultuan të suksesshme dhe duhet trasparencë. Sa i përket tarifës në Rrugën e Kombit sipas Bankës Botëreore pagesat janë të nevojshme, por duhet të merren parasysh banorët e zonës për lehtësira.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duhet të fuqizohet mënyra si vlerësohen PPP. Ministria e Financave të luajë rol me rëndësi për të menaxhuar PPP. Pagesa në rrugën e Kombit është e nevojshme, por duhet të merren parasysh nevojat e banorëve të zonës”- tha përfaqësuesja e Bankës Botërore gjatë konferencës në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?