BBC: Mijëra protestues të opozitës përleshen me policinë

 

Protesta e sotme e opozitës shqiptare ka gjetur pasqyrim edhe në mediat më të mëdha ndërkombëtare. Më poshtë raportimi i rrjetit BBC

Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përplasën me policinë gjatë një proteste anti-qeveritare në kryeqytetin, Tiranë.

Demonstruesit hodhën vezë dhe gurë ndaj godinës qeveritare, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Opozita thotë se qeveria është e korruptuar dhe politikat e saj kanë varfëruar popullsinë.

Socialistët e Edi Ramës- që erdhën në pushtet në vitin 2013- e mohojnë këtë.

Demonstrata u mbajt me rastin e 25-vjetorit të një proteste anti-komuniste të studentëve, që i dha fund sundimit njëpartiak dhe hapi rrugën për zgjedhje të lira në vendin ballkanik.

SHKARKO APP