‘’BBC’’ shkruan si u abuzua shqiptarja nga mësuesi dhe polici

Në muajin shkurt të këtij viti një ngjarje e rëndë e tronditi Kosovën. Kujtojmë këtu se një vajzë akuzoi profesorin e saj se ai kishte abuzuar me të, duke e mashtruar se do të martohej me të.

Më pas vajza e paditi profesorin e saj, por ajo nuk gjeti mbështjetje dhe mbrojtje. Pasi ajo u përdhunua nga një polic, i cili e la edhe shtatzënë.

Vajza e re u detyrua të abortonte. Lidhur me këtë ngjarje Prokuroria e Prishtinës ditën e djeshme ngriti akt akuzë, ndaj gjashtë personave. Midis tyre janë edhe mësuesi që Shkëlzen Gjekaj dhe polici Vesel Veseli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kurse së fundmi këtë ngjarje e ka raportuar edhe `BBC‘. Prestigjozia britanike shkruan prokurorët në Kosovë kanë ngritur aktakuzë për gjashtë persona të dyshuar për përdhunimin e shqipatres.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu BBC shkruan se për këtë rast reagoi edhe presidenti i Kosovës, i cili e cilësoi si një rast tragjik dhe më pas ka dhënë detaje se si ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Por si ka ndodhur ngjarja?

Për këtë ‘’BBC’’ i referohet raportimit të mediave në Kosove dhe sipas tyre dyshohet se vajza është dhunuar për herë të parë në vitin 2017 nga mësuesi i saj.

Më pas ajo e ka denocuar mësuesin e saj në polici, por nuk ka ggjetur mbështjeje aty, pasi e ka përdhunuar një polic, i cili e ka lënë edhe shtatzënë. Po ky polic në muajin janar të këtij viti e ka derguar vajzën në Prishtinë dhe e ka detyruar atë të bëjë abort.

Si mësuesi dhe si polici e ka refuzuar akuzat. Më tej ‘’BBC’’ përmend  Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e cila ka ngritur aktakuzë dje kundër gjashtë të pandehurve me inicialet Sh.Gj., V.V., G.H., F.C., I.R., dhe H.H.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?