BE: Blerja e votës është kriminale, denonconi

 

Ambasadorja e BE-se Romana Vlahutin u ka bërë thirrje të rinjve të shkojnë të votojnë por dhe të denoncojnë rastet e manipulimeve.

“Blerja e votës është kriminale” mësohet të ketë thënë ambasadorja e BE-së duke i bërë apel të “denoncoj nërastet që manipulojnë demokracinë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në rast se ka prova, do të përmenden të gjitha. që dikush të paguajë dikë për votën, duhet të ekzistojë edhe dëshira e shitjes. Prandaj nuk duhet të bëheni pjesë e këtij transaksioni. nuk ka çmim që të mund ta blejë votën” nënvizoi diplomatja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lidhur me kandidatët e inkriminuar Vlahutin përgjigjet” “Ka pasur indicje që persona të inkriminuar janë pjesë e listave” por është e treguar e kujdesshme duke mos përmendur emra por duke u shprehur se “Ende nuk ka legjislacion që mund të na tregojë se kush mund të kandidoje ose jo” ka thënë diplomatja duke shtuar se ” Kjo është në dorë të votuesve të mos i zgjedhin”

“Nuk duam që në këto zgjedhje të kryhen votime familjare” u ka thënë ambasadorja e BE-së studentëvet ë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër gjatë një takimi që u zhvillua paraditen e 16 qershorit 2015

“Zgjedhjet vendore janë të rëndësishme pasi përcaktojnë cilësinë e jetës. Vota është liria juaj për të zgjedhur” nënvizoi ambasadorja duke specifikuar veçantinë e këtyre zgjedhjeve në Shkodër, që është fakti që 2 gra kandidojnë për kryetare bashkie, Keti Bazhdari nga e majta dhe Voltana Ademi nga e djathta.

Vlahutin ka zbuluar se të dielën e 21 qershorit do të jetë në Shkodër

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?