BE hap dyert për të vaksinuarit, edhe për shqiptarët

Shqiptarët e vaksinuar me dozat e lejuara nga Agjencia Europiane e Barnave, do të mund të udhëtojë lirisht këtë verë në vendet e BE-së. Ambasadorët e shteteve anëtare ranë dakord këtë të mërkurë, të hapin kufijtë për të vaksinuarit nga vendet që s’janë pjesë e unionit.

Agjencia Europiane e Barnave EMA, deri më tani ka miratuar për përdorim urgjent në të 27 vendet anëtare, vaksinat e 4 firmave ndërkombëtare, si Pfizer/Biontech, AstraZeneca, Johnson&Johnson dhe Moderna.

Në fillim të këtij muaji, kjo agjenci ka nisur edhe shqyrtimin e lejes për vaksinën e firmës kineze Sinovac që po përdoret për imunizimin masiv të popullatës në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej kohësh, po analizohet edhe rusja Sputnik-V që po ashtu është injektuar në vendin tonë. Pritet që së shpejti, vendet anëtare të bien dakord edhe për finalizimin e projektit të pasaportës së gjelbër të vaksinimit që mund të nisë të përdoret që fund të qershorit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?