BE ”hap thesin” për vendet kandidate, përfiton edhe Shqipëria
Këtë të mërkurë, një marrëveshje politike midis Parlamentit Evropian dhe Këshillit mbi Instrumentin e ri për Ndihmën e Para-Anëtarësimit (IPA III), u miratua nga vetë Komisioni Europian.
Fjala është për një buxhet prej mbi 14 miliardë eurosh, për periudhën e kornizës financiare shumëvjeçare 2021-2027. Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, tha se kjo marrëveshje është një sinjal pozitiv dhe i fortë për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë.
Në krahasim me IPA I dhe IPA II, këtë herë instrumenti i ri do të sigurojë mbështetje për Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Turqinë me një buxhet të përgjithshëm prej 14.162 miliardë euro për 2021-2027, duke filluar në mënyrë nga 1 janari 2021.