BE i mbyll dyert Shqipërisë së Ramës/ Dule: Në tetor, Timonieri do të ketë ‘zbrazur qoshenë’…

Dyert e Bashkimit Evropian do të rrinë ende të mbyllura për Shqipërinë e Edi Ramës.

Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hahn tha sot se nuk është arritur të merret një vendim në lidhje me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut këtë verë, duke theksuar se BE kërkon më shumë kohë për të vlerësuar rekomandimet e KE.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule.

Swiss Digital Desktop Reklama

Përmes një postimi në Twitter, Dule shprehet se përgjegjësi për këtë situatë ëshë vetë kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas tij, në tetor, kur pritet vendimi i rradhës për Shqipërinë, Rama nuk do të jetë më në krye të qeverisë.

Ja çfarë shkruan Vangjel Dule

“Mishërimi i së keqes politike të vendit, shoqerisë & qytetarëve, Timonieri i madh, fajëson opozitën dhe popullin e bashkuar për vendimin e sotëm negativ për çeljen e negociatave në Luksemburg duke i cilësuar “front politik të së keqes”. Por deshtimi ka emër dhe mbiemër: Edi Rama!

Tetori, histori tjetër, me shumë zhvillime në shumë drejtime, pozitive dhe dinamike: për votën e lirë, demokracinë funksionale, shtetin e së drejtës. Por mbi të gjitha, Timonieri do te ketë “zbrazur qoshenë” në krye të ekzekutivit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?