BE kufizime për udhëtarët e Kinës, deputeti Shehu: Qeveria të marrë masa
Aktualitet E Martë, 3 Janar 2023 20:10
Deputeti Tritan Shehu ka reaguar pas lajmit se BE vendos rregull për të gjithë udhëtarët nga Kina drejt Europës, të cilët duhet të bëjnë testin e Covid-19. Deputeti demokrat shprehet se politika e Shqipërisë ndaj Kinës për këtë çështje është e gabuar. Ai bën thirrje që edhe Komiteti i Teknikëve në vendin tonë të marrë të njetën masë, me qëllim parandalimin e një vale tjetër të Covid-19.