”BE me dy standarde”, Spahiu: Nëse Parlamenti Evropian mandaton Belerin, Shqipëria të heqë ligjin e dekriminalizimit
Kreshnik Spahiu thotë se nëse Beleri mandatohet si eurodeputet i Parlamentit Evropian, unioni do të tregonte se vepron me dy standarde. Analisti kujtoi sesi BE ka kërkuar me këmbëngulje ligjin e dekriminalizimit në Shqipëri. ”Nëse Beleri i cili është dënuar nga drejtësia shqiptare, merr zyrtarisht detyrën në PE, “s’kemi më të drejtë morale t’u themi të dënuarve që nuk mund të garojnë në zgjedhje”, tha ai. Duke folur si jurist, Spahiu tha se dënimi i dhënë ndaj Belerit si dhe ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, mund të ishte më i lehtë.
”A është peshore e barabartë e drejtësisë, që për një seks më të lehtë se presidenti amerikan, të dënohet me 3 vite burg Gjici dhe me 2 vite Beleri. Për mua të dyja janë dënime të ashpra. Për mua, duhet të ishin më të ulëta, se burgimi e ka kryer efektin e vetë.
Ligji parashikon që ekzekutimi me burg të hiqet dhe të lihet me shërbim prove për vepra penale brenda 5 viteve. Beleri është drejt mbylljes së dënimit, se ka 1.5 vite. Po të bëhej kështu, të lihej me shërbim prove katër vite. Kjo është me dy standarde, se para zgjedhjeve po të përgjosh të gjithë kandidatët, nuk ka asnjë që nuk premton punë, ofron para etj etj për vota”,-tha në ”Top Story”.