BE: Me qindra gra e vajza shqiptare janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër COVID-19

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë falënderon gratë dhe vajzat shqiptare, që po shërbejnë në sistemin e shëndetësisë, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.

Në një video të përgatitur për Ditën Ndërkombëtare të Grave, më 8 mars, BE thekson se janë me qindra vajza e gra që sot janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër #COVID19.

“Kontributi i #grave dhe vajzve në shoqërinë shqiptare ka qenë gjithmonë i rëndësishëm, ashtu si edhe këto kohë të vështira ku qindra prej tyre që punojnë në sistemin shëndetësor janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër #COVID19. Në #DitënNdërkombëtaretëGrave Delegacioni i Bashkimit Evropian në bashkëpunim me organizatat partnere mblodhi në Shtëpinë e Evropës gra dhe vajza nga e gjithë #Shqipëria për t’u bërë pjesë e një sërë aktivitetesh që synonin ndërgjegjësimin për të #drejtategrave”, thuhet në mesazhin e BE.

SHKARKO APP