BE ndihma për ministrinë e Shëndetësisë, Soreca: Me relaksimin e masave të gjithë duhet të kemi kujdes
Bashkimi Evropian i ka dhuruar disa ndihma ministrisë së Shëndetësisë, në kudër të përballimit të situatës së krijuar nga COVID-19.
Amabsadori i BE, Luigi Soreca teksa i dorëzoi ndihmat ministres së Shëndetësisë, bëri apel që të tregohet më shumë kujdes me zbatimin e rregullave tani që masat po lehtësohen.
Luigi Soreca: Me lejoni të them që kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të vazhdojmë të jemi të disiplinuar në të ardhmen. Përkundrazi të mos harrojmë që virusi nuk është zhdukur, virusi këtu është ende, që do të thotë që me relaksinimi e masave të gjithë duhet të bëjmë kujdes, të gjithë duhet të vazhdojmë të tregojmë sa më shumë disiplinë që të jetë e mundur edhe në të ardhmen.
/Ora News