BE ”presion” kompanisë AstraZeneca: 120 milion vaksina brenda qershorit ose…

Lufta ndaj Covid-19 vijon me procesin e vaksinave që në shumë vende kanë ulur shifrat e pandemisë. BE-ja i ka kërkuar AstraZeneca, që të dorëzojë të paktën 120 milion doza deri në fund të qershorit, përndryshe ata do të duhet të përballen me ndëshkime financiare.

Mësohet se AstraZeneca fillimisht kishte rënë dakord ti dërgonte BE-së 300 milion doza deri në fund të qershorit, por deri më tani ka dorëzuar vetëm 50 milion doza. Është hera e parë që Komisioni Evropian specifikon kërkesat e tij gjatë procedurave të tij ligjore kundër gjigandit farmaceutik britaniko-suedez.

Raportet sugjerojnë se AstraZeneca planifikon të japë vetëm 70 milion nga 180 milion të rezervuara për BE deri në fund të këtij tremujorit të dytë. Vonesat e konsiderueshme në furnizimin me vaksina bënë që ekzekutivi të çonte kompaninë në gjykatë në Bruksel në prill për ta detyruar atë të respektojë angazhimet e saj.

SHKARKO APP