BE publikon listën e vendeve “të sigurta”, kush do lejohet të udhëtojë drejt unionit
Bashkimi Evropian ka përpiluar listën me 14 vende, shtetasit e të cilave konsiderohen “të sigurt” për t’u lejuar të lëvizin brenda unionit nga 1 korriku, pavarësisht pandemisë.
Por SH.B.A., Brazili dhe Kina janë jashtë kësaj liste dhe nuk quhen vende të sigurta.
Ndërkohë që as Shqipëria, Kosova, e Maqedonia e Veriut nuk do të lejohen të lëvizin drejt vendeve të BE-së.
Të tjera vende që do munden të udhëtojnë drejt BE-së përfshijnë Australinë, Kanada, Japoninë, Marokun dhe Korenë e Jugut.
Sipas BBC-së, BE është e gatshme të shtojë Kinën në listë nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët.
Kontrollet kufitare të BE janë hequr për qytetarët e unionit që udhëtojnë brenda bllokut.
Megjithatë kjo listë është paraprake.