BE refuzon mishin shqiptar, për këtë arsye

Prej 30 vitesh jemi pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë, por Shqipëria nuk mund të eksportojë produkte me origjinë shtazore në Bashkimin Europian. Vendi ynë nuk përmbush kushtet për të shitur mish dhe nënprodukte të tij në 27 vendet e Unionit.

Shkak kryesor për këtë kufizim është mungesa e gjurmueshmërisë në produktet me prejardhje shtazore, ndërsa procesi i matrikulimit i bagëtive ende nuk ka përfunduar.

“Për sa kohë që nuk sigurojmë konsumatorin europian sipas standardeve që BE ka vendosur, për sa kohë që ne akoma marrim fonde për të menaxhuar sigurinë, shtetet kanë vendosur të mos kenë produkte shtazore nga këto vende”, thotë për A2 CNN Sokol Stafa, ekspert i certifikimit të produkteve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ekspertë të certifikimit të produkteve thonë se në një farë mënyre, kjo bllokadë ngre pikëpyetjen nëse mishi vendas që konsumojmë është si sigurt apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?