BE ”rrethon” Shqipërinë, 10 mijë agjentë në Ballkan
Për të frenuar depërtimin e refugjatëve në vendet e BE-së, bashikimi do të ”rrethojë” Shqipërinë, pasi muajt e fundit është bërë trampolinë kalimi. Kufijtë e jashtëm të Shqipërisë, shumë shpejt mund të ruhen nga mijëra agjentë të Frontex, agjencisë europiane të mbrojtjes së kufijve.
Komisioni Europian ka në plan të zgjerohet më shumë në Ballkanin Perëndimor si dhe të rris numrin e agjentëve, nga 1500 të tillë, në10 mijë. Kjo përkthehet në një rritje të ndjeshme të prezencës së agjentëve të Frontex në vendin tonë.
Shqipëria dhe Mali i Zi, janë kthyer në një portë hyrëse të refugjatëve në Europë dhe Bashkimi Europian ka ngritur shpeshherë alarmin për këtë problematikë. Në shkurt të këtij viti, Bashkimi Europian dhe Shqipëria arritën një marrëveshje për praninë e Frontex, duke bërë që Shqipëria të jetë vendi i parë jashtë unionit që arrin një marrëveshje me Frontex. Maqedonia me Serbinë janë dakordësuar për praninë e agjentëve të Bashkimit Europian për ruajtjen e kufijve të tyre.
KOHA JONË SONDAZH

