BE siguron 600 milionë vaksina të BioNTech/Pfizer, Von der Leyen: Do të rritet vaksinimi në të gjithë Evropën

Bashkimi Evropian ka arritur të sigurisë edhe 600 milionë doza të vaksinës BioNTech/Pfizer.

Lajmi bëhet i ditur nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila thekson se kjo do të rrisë vaksinimin në të gjithë Evropën.

“Tani kemi qasje në 600 milionë doza të vaksinës së BioNTech/Pfizer, duke dyfishuar sasinë fillestare. Kjo do të rrisë vaksinimin në të gjithë Evropën. Në total ne kemi siguruar 2.3 miliardë doza të vaksinave kundër Covid-19 për Evropën dhe vendet fqinje. Më të fortë së bashku”, shkruan Presidentja e KE.

SHKARKO APP