BE zbyth Ramën: Kuvendi të presë Komisionin e Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor

Bashkimi Europian zbeh euforinë e kreut të mazhorancës dhe qeverisë, Edi Rama, për ta miratuar pa asnjë ndryshim nga varianti që Presidenti i Republikës Ilir Meta ia riktheu Kuvendit për rishikim.

Reagimi vjen nga Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi, in cili i bën thirrje Edi Ramës që të presë vendimin e Komisionit të Venecias për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, i cili u vu në lëvizje pikërisht nga Kreu i Shtetit i cili iu drejtua me 8 pyetje për draftin e njëanshëm të PS-së për reformën zgjedhore.

“Unë besoj se Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut. Parlamenti duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë. Shikoni në zgjedhjet e lira dhe të ndershme në prill 2021”, shprehet në mesazhin e tij drejtuar mazhorancës dhe kryetarit të saj të përcjellë përmes rrjeteve sociale, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?