Bebja shqiptare 15-muajshe mbahej në burg, rasti trondit Francën

Një bebe shqiptare vetëm 15-muajshe përfundoi në qeli në rajonin e Normandisë në Francë, në një rast që ka tronditur këtë vend. Bebja ndodhej në qeli së bashku me prindërit e tij shqiptarë, për të cilët ishte dhënë një urdhër dëbimi.

Prindërit ishin në qeli që prej 27 janarit. Ata refuzuan dy herë që të fluturojnë për në Shqipëri. Në rastin e parë në dhjetor refuzuan të fluturojnë veçmas. Kurse më 28 janar thanë se fëmija kishte temperaturë të lartë dhe policia erdhi në mes të natës.

Disa avokatë u angazhuan për të mbrojtur këtë familje. Angazhimi i tyre dha fryte. Të enjten erdhi edhe lirimi, pavarësisht se shteti kishte kërkuar që të zgjatej koha e paraburgimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ky fëmijë është i sëmurë, ka humbur peshë që kur nisi të mbahet në qeli. Një bebe nuk e ka vendin këtu,” tha duke mbajtur lotët një avokate.

Swiss Digital Mobile Reklama

Franca është kritikuar edhe në të shkuarën për kyçjen në qeli të të miturve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?