Becchetti boshatisi llogaritë bankare, ka vetëm 100 mijë euro

 

Francesco Becchetti siç duket e ka pritur masën e sekuestros dhe urdhër arrestin ndaj tij. Kjo pasi në llogaritë bankare të Agon Channel janë gjetur vetëm shuma modeste që arrijnë në total në 100 mijë euro, dhe jo milionat e eurove për të cilat akuzohet se i ka pastruar përmes bizneseve në Shqipëri.

Sipas hetimeve të Prokurorisë, rreth 100 milionë euro dyshohet se Becchetti dhe bashkëpunëtorët e tij kanë pastruar në vendin tonë.

Ndërkohë, të gjitha milionat e eurovë që ishin bllokuar, biznesmeni në bashkëpunim me Pranvera Gjikën, Drejtoreshë e një banke në Tiranë, ka arritur t’i nxjerrë jashtë Shqipërisë.

Biznesmeni është shpallur kërkim ndërkombëtar nga Policia Shqiptare. Urdhër-arresti i është dërguar të gjitha vendeve anëtare të Interpol. Dyshohet se Becchetti ndodhet në Angli, aty ku zotëron dhe një skuadër futbolli.

Dyshohet se ai ka raportuar fatura fiktive në punët e kryera në Kalivaç. Në këtë formë, ai ka aritur t’i marrë buxhetit të shtetit shqiptar, shuma të konsiderueshme parash.

SHKARKO APP