Becchetti kërkon 400 milion euro dëmshpërblim nga Shqipëria në Vjenë dhe Paris

 

Me në fund shpërthen Becchetti. Italiani Francesco Becchetti, një nga pronarët e televizionit Agon Channel, padit Shqipërinë në Arbitrazh me tre procese të ndryshme.

Avokatët e Becchettit kanë paditur Shqipërinë në tre procese të ndryshme në Arbitrazh me seli në Vjenë dhe Paris, duke kërkuar nga shteti shqiptar të paguaj në formën e dëmshpërblimit shumën 400 milionë euro.

Burimet thonë se procesi i parë, që Becchetti ka hapur kundër Shqipërisë ka të bëjë me prishjen e marrëveshjes me qeverinë shqiptare në vitin 2003 që ka të bëjë me importin e plehrave nga Italia në Shqipëri. Me anë të këtij procesi, Becheti pretendon se prishja e marrëveshjes nga qeveria shqiptare i ka sjell atij një dëm prej 150 milionë euro. Po këtë shumë, ai kërkon që ta fitoi me anë të Gjykatës së Arbitrazhit, ku kërkon që shteti shqiptar t’i paguajë atij në formën e dëmshpërblimit.

Procesi tjetër që Becheti ka hapur ndaj Shqipërisë, është për mospagimin e TVSH për vititn 2012 nga shteti shqiptar për faturat tatimore të punëve që kompanitë e tij pretendon se i ka kryer në ndërtimin e hidrocentralit të Kalivaçit.

Sipas kësaj padie, kompania e Becchetti pretendon se nga mospagimi i TVSH –së nga shteti shqiptar, kompanisë së tij i është shkaktuar një dëm prej 100 mln euro. Dëm të cilin kërkon që Gjykata e Arbitrazhit të urdhërojë qeverinë shqiptare t’ia paguajë. Por, arsyeja e mospagesës, sipas tatimeve, ka qenë fakti se kompanit e Becchettit kanë fryrë fiktivisht faturat e investimit për të përfituar rimbursim nga TVSH­-ja, vepër për të cilën është dërguar edhe në gjyq si i pandehur.

Procesi i tretë që Becheti ka hapur ndaj Shqipërisë, është për sekuestrimin e kompanive të tij dhe lëshimin e urdhër arrestit ndërkombëtar. Sipas kësaj padie, ai pretendon se për pengimin që i kanë bërë autoritetet e drejtësisë me nisjen e hetimit, bllokimin e bizneseve dhe urdhër arrestin e lëshuar ndaj tij i kanë sjell një dëm prej 150 mln euro. Dëm që ai e kërkon që shteti shqiptar t’ia paguaj me vendim të Gjykatës së Arbitrazhit.

Të tre këto proceset janë në zhvillim e sipër, ku palët kanë paraqitur me shkrim pretendimet e tyre dhe pritet administrimi i provave dhe më pas dëgjimi palëve që gjykata të vendos mbi këto kërkesë padi.

Francesko Becheti akuzohet për disa vepra penale në Shqipëri, me arsyetimin se me anë të mashtrimit ka arritur të përfitojë rreth 40 mln euro. Një pjesë të kësaj shume e ka investuar në Shqipëri dhe për këtë fakt akuzohet edhe për pastrimin e parave.

Becheti njihet si mjeshtër i madh me gjyqet, pasi ka fituar një shumë spektakolare edhe Deutsche Bank.

SHKARKO APP