Beci: Unë vij nga një familje arsimtarësh, por jam ekspert në fushën e menaxhimit
Nga Benet Beci-
“Unë vij nga një familje arsimtarësh, por jam ekspert në fushën e menaxhimit. Arsimi është gjithmonë një sfidë e përhershme për të patur një standart të lartë në cilësinë e shërbimit. Në këtë takim nuk isha për të dhënë premtime, por për të kuptuar nevojat që ka arsimi në raport me Bashkinë. Mundësitë janë të shumta për ta çuar standartin sa më bashkëkohor. Si duhet bashkëpunuar dhe çfarë duhet bërë është forma më e mirë për të kuptuar ndërhyrjet. Ju ftoj të dëgjoni edhe ju cilat janë problematikat dhe prioritetet që shqetësojnë më shumë drejtuesit dhe disa nga mësuesit e shkollave të Shkodrës” (B.Beci).

Ndërkohë në një postim tjetër ai shkruan:”Takim me mësues e drejtues të shkollave publike në qytetin e Shkodrës. Mungesa e mjeteve didaktike, ngrohja me gaz, mungesa a zaptimi i mjediseve sportive, mësimi me turne, janë vetëm disa nga shqetësimet që mësuesit ngritën. Përtej vështirësive, dua të them se ishte një diskutim shumë I mirë, pasi takimi shërbeu edhe si mundësi për bashkëpunimin mes shkollave profesionale dhe shkollave të tjera të qytetit. Në syrin tim kjo është një energji e brendshme, e cila po të menaxhohet mund të mbyllë shumë probleme që kanë shkollat për mirëmbajtje. Psikologjikisht unë bashkinë aktuale e shoh të mbyllur. Këto gjëra s’kanë nevojë për investime. Bashkëpunimi nuk është luks, por eficencë. Përmes bashkëpunimit krijon rezultat të menjëhershëm. Kur ka bashkëpunim, menaxhim dhe kontroll financiar është i sigurt suksesi. Një projekt transparent sjell donatorë të sigurtë. Nuk janë fondet problem. Neve na mungon sistemi. Si është e mundur të mos kemi një model të mirë të një shkolle me standarde? Ky nuk është një problem politik, por menaxherial. Duhet një Bashki e Hapur për një zgjidhje më të mirë”- përfundon Beci.


KOHA JONË SONDAZH

