Beçiroviç: Politika shqiptare po përjeton një krizë të rëndë

“Situata në Ballkanin Perëndimor është mjaft e tensionuar për momentin, pasi disa nga shtetet janë gati të ndryshojnë orientimin e tyre gjeopolitik. Nuk është e vështirë të mendosh se cilat janë ato shtete”. Kështu ka deklaruar drejtori i Institutit Ndërkombëtar për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin (IFIMES), me qendër në Ljublana të Sllovenisë, Zijad Beçiroviç. Institucionet evropiane janë shumë të shqetësuara nga situata e krijuar në Shqipëri dhe për sjelljet e kryeministrit Edi Rama, që sipas tyre nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kjo dhe shumë arsye të tjera, sipas Beciroviç, janë tregues se Bashkimi Europian nuk do të hapë negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, të cilat janë të programuar të ndodhin në muajin qershor. Analiza e tij shkon më tej teksa shprehet se katërshja e politikanëve të Ballkanit Perëndimor Rama-Thaçi-Vuçiç-Dodik, janë një kërcënim për të gjithë rajonin.  Ai shprehet se ata përfaqësojnë majën e zinxhirit të krimit.

“Protestat civile në Shqipëri, Kosovë, Beograd e Banja Luka nuk janë koincidencë. Për momentin, e ardhmja e rajonit kërcënohet kryesisht nga katërshja Edi Rama – Hashim Thaçi (Veseli, Haradinaj) – Aleksandar Vuçiç – Milorad Dodik. Ata mbajnë funksionet më të larta politike dhe njëherazi përfaqësojnë majën e zinxhirit të krimit. Kemi të bëjmë me fenomenin e quajtur kriminalizim i politikës dhe politizim i krimit’, tha ai për Albanian Daily News.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për këto arsye, Beçiroviç shprehet se administrata e re e  BE-së që do dalë pas zgjedhjeve të majit, nuk do të hapë negociatat mes Shqipërisë dhe unionit europian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk duhet të harrojmë se presidenti francez Emanuel Macron ka shprehur qëndrimin kundër negociatave. Sigurisht që situata në Shqipëri është shqetësuese dhe veprimet e sjellja e kryeministrit Rama krijon shqetësim të madh. Edhe në Bruksel janë të vetëdijshëm se në këto rrethana nuk është e mundur të ketë zgjedhje të ndershme, çka vë në pikëpyetje zgjedhjet e ardhshme lokale”, shtoi ai.

Në analizën e Beçiroviç nuk ka munguar edhe ndryshimi i kabinetit të qeverisë Rama, veprim të cilin e sheh si një pasiguri të kryeministrit shqiptar. Ai shprehet se Rama kërkon të kënaqë qytetarët, por siç shton ai, këto veprime do të sjellin një krizë të thellë, e cila do të pasojë edhe me protesta masive.

“Ndryshimet e ministrave të bëra nga Rama tregojnë pasigurinë e tij ndonëse përpiqet të lërë përshtypjen e të qenit një kryeministër i vendosur që dëshiron të kënaqë qytetarët. Megjithatë, kjo reflekton një krizë të thellë në qeverinë e tij. Kjo konfirmohet edhe nga refuzimi i Presidentit Ilir Meta për dekretimin e ndryshimeve. Ka shumë mundësi të ketë protesta të reja masive kundër regjimit të Ramës. I konsideruar si djali premtues kur erdhi pushtet, Rama më pas u bë simbol i strukturave kriminale”, tha mes tjerash Beçiroviç.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?