”Befasi politike në legjislaturën e re”, Çipa: Ka sinjale për një qasje luajaliste

Analisti Aleksandër Çipa e cilëson pozitive rikthimin e opozitës në Parlament dhe kjo për të është një vlerë e shtuar për jetën parlamentare. LSI-ja thotë se nuk ulet në tryezë më PS pa zgjidhur më parë “masakrën zgjedhore” që ka ndodhur sipas tyre më 25 prilli.

“Së pari ajo që është e rëndësishme është kthimi i opozitës në parlament. LSI prej disa vitesh në jetën politike ka pasur rolin e vektorit të tretë politik dhe në këtë legjislaturë duket se nuk e ka këtë”, tha Çipa.

Po ashtu analisti shprehet se kompleksin më të madh e ka PS-ja pasi ka përballë një opozitë solide, të paktën sa i përket numrave. ”Kompleksin më të madh e ka shumica qeverisëse, sepse PS vërtet ia ka dalë të garantojë numrat e pasjes së qeverisë e vetme, por në periudhën e pritshme politike shpesh ndodhin lëvizje politike në kushtet e një opozita solide”.

Ai nuk e përjashton faktin se në këtë legjislaturë mund të ketë befasira politike duke marrë në konsideratë çështjet që janë në program, si presidenti i ri apo zgjedhjet vendore të 2023.

”Mund të kemi befasira politike në katërvjeçarin e ardhshëm. Ne kemi dy zgjedhja të rëndësishme; presidentin dhe zgjedhjet vendore, por ka sinjale për një qasje luajaliste për rishqyrtimit të ligjit për ndarjen administrative”,-tha për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP