Befason Nard Ndoka: Kur ti linde, unë u arrestova! Ja ç’ndodhi me policinë

Këtë të mërkurë ishte i ftuar në emisionin “Abc-ja e pasdites” me Ermal Peçi,  Nard Ndoka ku rrëfeu si asnjëherë më parë detaje nga fëmijëria e tij. Teksa po fliste për këngët e tij të preferuara, Ndoka tregoi dhe një episod aspak të këndshëm që i kishte ndodhur në vitet ’80, pasi u kap nga policia duke dëgjuar këngë sllave.

Kontaktet tona me këngët sllave ishin më tepër si një kundërshti ndaj regjimit, duke dëgjuar dhe muzikë që ishte e ndaluar në atë kohë. Ishin vitet ’87-’88 kur filloi ai guximi pasi ishte problem dhe për njerëzit e shtëpisë se thonin ule zërin pasi dëgjon komshiu.

Ishim në plazh në Velipojë dhe së bashku me 5-6 çuna po dëgjonim këngë sllave. Po jepej një emision me këngë sllave, pasi ishte ngritur zëri vjen policia. Atëherë vinte policia të merrte radion dhe ta konfiskonte, të gjobiste asokohe ishte 100 lekë gjoba.“, tregoi Ndoka.

Me shaka, Ermali tregoi se qenka arrestuar gjatë vitit kur ka lindur teksa ai shtoi: Kur ti linde, unë u arrestova.

/abcnews.al

SHKARKO APP