Beg Rizaj: Nuk linda me u plak…me krye misionin dhe me ik!

Ish- luftëtari i UÇK-së, Beg Rizaj-Begu, i vrarë në përleshjet me forcat maqedonase, në një postim në “Facebook” në vitin 2013 kishte shkruar se nuk kishte lindur që të plakej, por të kryej mision dhe të ikte. Ky është postimi i fundit i Beg Rizajt, në profilinin “Facebook” më 4 korrik 2013:

Beg Rizaj ka qenë epror i Njësisë Speciale “Shqiponjat e Zeza” të UÇK-së të Zonës Operative të Dukagjinit, njëherësh një nga luftëtarët dhe eprorët më të dalluar të ushtrive çlirimtare, të trojeve shqiptare.

Beg Rizaj, i vrarë nga policia maqedonase gjatë konfliktit të 9 dhe 10 majit në lagjen e Trimave në Kumanovë, do të varroset nesër në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit, në Gllogjan të Deçanit.

SHKARKO APP