Begaj në varrezën “Trëndafilat e Çamërisë”, PDIU: I pari President që nderon 2900 viktimat e spastrimit etnik grek mbi shqiptarët
Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, vendosi një kurorë me lule në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer. Memorial i kushtohet viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945.
Kjo vizitë e Kreut të Shtetit u përshëndet nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”.
Përmes një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, PDIU shkruan se Begaj është Presidenti i parë që nderon kujtimin e 2900 viktimave të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë.
“Akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe shtetarët në respekt të historisë tonë dhe sakrificës së jetëve të humbura nga padrejtësitë e së kaluarës”, thuhet në reagim.