“Bëhemi bashkë”/Rama thotë se Basha nuk i ktheu përgjigje
Kryeministri Edi Rama, i ftuar në “Zonën e Debatit” në Kosovë, zbuloi se i ka dërguar një mesazh, jo publik, por në telefon kryetarit të PD-së, Lulzim Basha pas tërmetit tragjik. Kreu i qeverisë tha se Basha nuk iu përgjigj mesazhit dhe më pas i bëri edhe dy thirrje publike që të uleshin bashkë për të përballuar fatkeqësinë, por mori përgjigje negative. “I kam shkruar një mesazh Lulzim Bashës, jo publike, por në telefonin e tij. I kam thënë mendoj që bashkë të shkojmë aty ku është dhimbja, se në fund të fundit çfarë rëndësie kanë të gjitha të tjerat, kanë nevojë për ngushëllim dhe nga kush e presin? Nga ne”.
KOHA JONË SONDAZH

