Bëhen copë dy automjete në Tiranë, plagosen tre pasagjerë dhe një këmbësore
Një aksident është regjistruar ditën e sotme në afërsi të ‘Universitetit të Sporteve’ në Tiranë. Në aksident janë përfshirë dy automjete me drejtues shtetasin G.K., dhe E.B.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët , 18-vjeçarja E.P., 19-vjeçarja D.D dhe G.T., 19-vjeç.
Gjithashtu është dëmtuar edhe këmbësorja 19-vjeçarja A.B., të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 16.12.2021, rreth orës 11:00, në afërsi të “Universitetit të Sporteve”, janë përfshirë në një aksident mjeti me drejtues shtetasin G. K., me mjetin me drejtues shtetasin E. B.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar pasagjerët e mjeteve, shtetasja E. P., 18 vjeçe; D. D., 19 vjeç; G. T., 19 vjeç dhe kembësorja shtetasja A. B., 19 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
View this post on Instagram