Behgjet Pacolli fiton 250 mijë euro nga gjyqi me gazetën gjermane

Biznesmeni dhe politikani kosovar, Behgjet Pacolli ka fituar gjyqin kunder gazetes gjermane 'Die Welt", për një artikull të botuar disa kohe më parë. Pacolli thote ne FB se do te padise dhe mediat shqiptare qe e kane ribotuar artikullin.

Postimi i Pacolli ne Facebook

'A ju kujtohet miqtë e mi, se gazeta gjermane 'Die Welt' pati publikuar një artikull shpifës për mua dhe kompaninë time në muaj prill të këtij viti (këtë artikull pastaj e ribotuan në Kosovë disa gazeta dhe portale në menyrat e veta, madje me tituj bombastike pa asnjë verifikim të fakteve apo ndonjë të vërtetë në shkrim), duke u bazuar në një "tregim" të njërit nga Likofci i Drenicës.

Merre me mend të dashur miq, një gazetar gjerman (njëfarë Kálnoky) shkon në fshatin Likofc me marrë dëshmi për mua! Atëherë, duke e lexuar artikullin e tij, më shkonte mendja gjithmonë të disa ashtuquajtur gazetarë të kafeneve të Prishtinës.

Sa i përkët 'Die Welt', unë e pata denoncuar këtë dhe instanca e parë e gjyqit me dha të drejtë dhe i denoi shpifësit e temave të këtij artikulli me 250 mijë euro. Tani edhe shpifësit e tjerë që promovuan këtë artikull do të gjenden shpejt në bankën e të akuzuarve."

SHKARKO APP