”Bëhuni ballkanas, mos na bllokoni”, Presidenti i Bullgarisë-Ramës: Ju ftoj në dialog, nuk jemi roje

Në Slloveni po mbahet ”Forumi Strategjik i Bled” për Integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian, dhe në fjalën e tij kryeministri Edi Rama i’u drejtua presidentit bullgar që të hap rrugën, duke hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut. “Mos jini kaq tipikë europianë, bëhuni ballkanas, hapni rrugën. Çfarë po përpiqeni të shpëtoni? Hapini rrugën bisedimeve, na lini të flasim me ta. Mos bllokoni”.

Pastaj fjalën e mori vetë presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev i cili ka ftuar në dialog Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE-në. Radev siguron se Bullgaria nuk është roja që nuk i lejon për të hyrë në BE prandaj mbetet e hapur dhe çelësi është në dorë të vendeve pretendente.

”Bullgaria nuk është roje. Ka dy rrugë, rruga më e gjatë është të bëhet turne në të gjitha kryeqytetet europiane për të bindur partnerët e aleatët për të bindur Bullgarinë. Ka dhe një rrugë tjetër, shumë e shkurtër e fitimtare. Ne jemi të hapur, jemi gati, ju ftojmë në dialog. Po çelësi është në dorën tuaj, varet prej jush, meritat tuaja. Themeli në vetvete mbështetet në vlerat europiane dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Besoj do të vazhdojmë dialogun”.

SHKARKO APP