Bëhuni gati për dëborën, kështu pritet të jetë moti gjatë ndërrimit të viteve

Javën që vjen, moti parashikohet të jetë me kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Sipas SHMU, vetëm ditën e premte moti do të jetë i qëndrueshëm, ndërkohë që gjatë ditëve të ardhshme parashikohen edhe reshje dëbore në lartësi mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje.

Parashikimi:

Kjo javë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Reshjet e shiut do të jenë prezente gjatë gjithë javës me përjashtim të ditës së premte ku moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët.

Në larësine mbi 300 metra në verilindje dhe mbi 800 metër në juglindje dhe lindje reshjet do të jënë në formën e dëborës.

Dita e fundit e viti 2020 parashikohet të jetë e vranët dhe reshje shiu me intensitet mesatar, në pasdite gradulisht reshjet do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Dita e parë e viti 2021 parashikohet të ketë mot kryesisht të kthjellët por të ftohtë. Temperaturat e mëngjesit do të jenë në vlera negative në pjesën më të madhe të vendit.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-10m/sek, e cila ditën e hënë dhe ditën e martë do të jetë më intensive ku në zonën veriore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës parashikohen stuhi ere me shpejtësi deri në 20-28m/sek.

SHKARKO APP