Bejko: Rama shembi teatrin, por edhe demokracinë, Kushtetutën dhe Republikën

I ftuar në emisionin ”Ekopolitkë” nga gazetari Besart Kadia në ”RTV Ora”, ish-deputeti i PD Roland Bejko, tha se kryeministri Rama ka zhbërë ndarjen e pushteteve dhe se bashkë me teatrin, shembi demokracinë, kushtetutën dhe republikën.

Roland Bejko: ”Aty kemi edhe paligjshmërinë, aty kemi edhe drogën, aty kemi edhe rënien e Republikës në tërësi, aty kemi ekonominë kriminale pikërisht te teatri, aty kemi të gjitha elementët që ka rrënuar demokracinë dhe na ka sjellë një parti që kontrollon gjithçka. Ky na e ka zhbërë ndarjen e pushteteve, na ka zhbërë dhe pluralizmin. Kontroll pushtetesh këtu nuk kemi, balancim pushtetesh këtu nuk kemi, ndarje pushtetesh këtu nuk kemi. Këtu kemi një njeri që i ka zotëruar të gjitha pushtetet. Ngjarja e fundit ishte teatri që pati më shumë sensibilitet por nuk do të thotë që shqiptarët nuk kanë reaguar për atë çka ky e ka deformuar që në zanafillë, në fakt ka shembur edhe demokracinë, edhe kushtetuën edhe republikën.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?