Bejko: Situata ekonomike nuk është aq depresive sa thuhet, të varfër ishim, të varfër do mbetemi

Situata ekonomike në vend ndodhet në një gjendje të vështirë dhe këtë e vërtetoi edhe raporti i Dhomës Amerikane të Tregtisë pak ditë më parë.

Por për pedagogun dhe ish-deputetin e PD-së Roland Bejko, situata nuk është aq depresive sa thuhet.

I ftuar në emisionin Ekopolitkë në RTV Ora nga gazetari Besart Kadia, ai tha se të varfër ishim e të varfër do mbetemi, pasi kemi një ekonomi të vogël që bazohet të shërbimet.

Roland Bejko: ”Jemi në momentin ku është shuar shpresa se kushdo të vijë do të gjenerojë një ekonomi e cila ikompatible. Është shqetësim po nuk është aq depresive situata. Ne jemi një vend i vogël. Nuk kemi një ekonomi shumë të madhe e cila një rënie kaq e madhe do krijonte një kolaps që do donte shumë punë ose kohë e shtrirë në kohë për tu rimëkëmbur. Ne jemi të orientuar drejt shërbimeve. Të varfër ishim dhe të varfër do mbetemi. Të varfër në kutpimin me një progresion pozitiv nëse aplikojmë politika normale dhe vizionare.”

SHKARKO APP