Bejtja: Meta të bëhet revolucionar. Zogaj: Jemi në km e fundit të…

Gazetari Andi Bejtja mendon se Ilir Meta tani me përplasjen e re me qeverinë, nuk i mbetet që tjetër vetëm të bëhet revolucionar.

“Jemi në një moment kritik, jemi në një fushë ku edhe analistin nuk e bën dot. Unë nuk e ndjek Metën, aq sa ndjek juristin e tij. Kur janë këto shkelje, presidentit nuk i mbetet gjë vetëm të bëhet revolucionar. Edhe të nxjerr dekret, ata nuk e njohin. Është një situatë kritike për ne si shoqëri, ne s’kemi fare heronj qytetarë. Unë mendoj se presidenti nuk ka rrugë tjetër, vetëm të bëhet revolucionari. Të bëjë qëndresë apo të jap dorëheqjen. Është rasti i parë kur një presidenti nuk i botohet dekreti në fletoren zyrtare. Të isha Ilir Meta unë do kisha ikur me kohë. Po të isha opozitë do kisha bërë bojkot që kur u zgjodh prokurorja me 69 vota”, tha Bejtja.

Për analistin Preç Zogaj situata është e rëndë dhe janë kilometrat e fundit të një konflikti që nuk dihet se çfarë do të ndodh.

“Unë them që presidenti për deri sa vazhdon të jetë president ai ka për detyrë të jetë institucional. Të respektojë funksionon e tij. Nuk mund të bëjë akte anti-kushtetuese në mbrojte të kushtetues se kjo është një kontradiktë e madhe. Është një situatë e rëndë, jemi në përshkallëzim të një konflikti që jemi në kilometrat e fundit dhe nuk dihet se çfarë do ndodh”, tha Zogaj.

Presidenti i Republikës ka publikuar pasditen e të enjtes dokumente, të cilat sipas tij, provojnë shkeljet e rënda ligjore përmes dhe falsifikimeve që Ministria e Drejtësisë dhe Kuvendi kanë bërë për të shpallur në Fletore Zyrtare si anëtare të Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsin.

Për presidentin ky është një akt mafioz i Rilindjes, që sipas tij, ka kapur çdo pushtet dhe tani do të kapë dhe institucionin e Presidencës, por do ta kenë të pamundur, sepse në 2 Mars kur ka lajmëruar miting në bulevard, popullit do t’i kthehen të gjitha institucionet.

Sipas Metës, regjimi që po instalon Rama është vijim i regjimit komunist. Meta përsëriti se deri të hënën e 2 Marsit do të dalë çdo ditë për të publikuar fakte të reja, ndërsa siç ka premtuar, atë të ditë do të nisë dhe firmosjen e një dekreti shumë të rëndësishëm, që do të vijojë me të tjerë, pa specifikuar për çfarë bëhet fjalë.

SHKARKO APP