Bektashinjtë kujtojnë profetin Muhamed, Baba Mondi: Në këtë kohë po promovohen anti-vlerat!
Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve ka mbajtur një ceremoni kushtuar jetës së profetit Muhamed. Kryegjyshi botëror i bektashinjve, Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi, është shprehur se bota sot po jeton në një kohë që promovohen anti-vlerat dhe anti-humanizmat.
”Jetojmë në një kohë kur promovohen anti-humanizma, ku lartësohen anti-vlerat. Ku marrëdhëniet bëhen në bazat e interesit. Promovohen teknologji për të zhveshur njeriun nga vlerat e humanizmit. Duhet të jetojmë duke mbrojtur e lartësuar dhe jo duke shkelur të tjerët.
Ja pse Kryegjyshata Botërore Bektashiane organizoi këtë takim. Padyshim zoti bën drejtësi. Zoti iu këshillon që të reflektoni. Trajtojini të tjerët siç doni t’ju trajtojnë ju. Kush pretendon të kundërtën nuk mund ta quajë veten besimtar.
Profeti Muhamed thotë se nëse doni krijuesin tuaj, atëherë duhet të doni fillimisht të afërmit tuaj. Veprimet e mira fillojnë nga fjalët e arta dhe të denja për këdo”, është shprehur Baba Mondi.