”Beleri i doli përpara bandës qeverisëse”, Ivi Kaso: E duan në burg për të fshehur grabitjen e pronave në bregdet
Sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës, Ivi Kaso ka folur në protestën që mbahet për lirimin e Fredi Belerit nga qelia. Ai tha se burgosja e Belerit është bërë që të mos dalë në dritë “grabitja monstruoze” e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.
“Si Partia Demokratike mbështesim zgjedhjen e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës. Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris.
Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.
Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me votën e lirë dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale. Janë veprimet e një regjimi që ka humbur lidhjen me realitetin dhe që i shkurton ditë pas dite ekzistencën vetes”, u shpreh ai.