Beleri kërkon shkollë të mesme në gjuhën greke, ja si përgjigjet kryebashkiaku i ri Vangjel Tavo

Kryetari i ri i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo ka një përgjigje edhe për kërkesën e Fredi Beleri, i cili nga burgu i kërkoi ndërtimin e një shkolle të mesme greke në Himarë.

”Çështja e dhënies së titujve është një angazhim personal i kryeministrit z.Rama ka nisur procesi i certifikimit të pronave dhe do përfundojë ditën që do ta marrë dhe banori i fundit i Himarës certifikatën e vet. Duke pasur parasysh çdo gjë tjetër që z.Beleri thekson padyshim që çdo gjë që është kompetencë e Bashkisë do vlerësohet dhe do zgjidhet konform ligjeve të shtetit shqiptare”,-tha Tavo.

Fredi Beleri, i cili sot është eurodeputetet i Greqisë, por në burg për zgjedhjet lokale të 2023, ku ai fitoi bashkinë e Himarës, në një reagim për humbjen e PD-së në zgjedhjet e reja lokale që u mbajtën të dielën, thotë se ai dhe Greqia duan një shkollë të mesme minoritare në HImarë.

Pra e gjithë lufta e Belerit është për këtë plan. ”Kemi nevojë për ngritjen e një shkolle të mesme minoritare, diçka që e kërkojmë prej tre dekadash, që fëmijët tanë të mos shkulen nga rrënjët e tyre”,-shkruan Beleri.

 

SHKARKO APP