Beleri letër ambasadorit të BE dhe atij amerikan: A keni investuar për një drejtësi që i shërben pushtetit politik?
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës, por që betimin se ka bërë për të marrë detyrën pasi ndodhet në burg, Fredi Beleri i ka dërguar një letër ambasadorit të BE në Tiranë dhe të ngarkuarin me punë të ambasadës amerikane.
Ai thekson se policia e vuri nën përgjim atë dhe stafin e tij për 5 ditë me radhë dhe duke qenë se nuk zbuluan veprime të kundraligjshme, sajuan dëshmitarë të rremë që deklaroi se “i kisha propozuar të blinte vota në emër tim”.
“Jam në burg, sepse policia dhe prokuroria Vlorë, falsifikuan dokumente që të vendosnin dëshmitarin e rremë në dy vende në të njëjtën kohë, të paktën tre herë, që të justifikonin arrestimin tim”, thekson ai.