Beleri në burg, 2 mijë votues më shumë në Himarë se zgjedhjet e kaluara
Rreth 2 mijë votues më shumë janë regjistruar në Bashkinë Himarë krahasuar me zgjedhjet e vitit. Në 36 qendrat e kësaj bashkie janë në total 7859 votues. Rritja e numrit të votuesve i dedikohet më së shumti emigrantëve të ardhur nga Greqia.
Kryesisht pjesa më e madhe e tyre kanë hyrë përmes pikës kufitare të Qafë Botës. Vetëm përgjatë dy ditëve të fundit përmes kësaj pike kanë hyrë mbi 4 mijë emigrantë, shumica e të cilëve votues në bashkitë e jugut të vendit.
Ndërkohë kandidati i opozitës Fredi Beleri u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve me akuzën për blerje votash.
KOHA JONË SONDAZH

