Beleri: Nëse lirohem, zgjedh postin e kryebashkiakut të Himarës, jo atë të eurodeputetit

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ishte në një intervistë telefonike nga burgu për Euronews Albania, deklaroi se nëse Gjykata e Apelit e shpall të pafajshëm, do të zgjedhë të jetë kryebashkiak i Himarës, dhe jo deputet në Parlamentin Europian.

Fredi Beleri tha se ka besim te drejtësia dhe se nëse nuk do e gjejë në Shqipëri të drejtën e tij, më pas do e kërkojë atë në Gjykatën e Strasburgut. Gjitashtu, Beleri deklaroi se nëse shkon në Parlamentin Europian do të mundohet të japë kontributin e tij edhe për Shqipërinë, pasi për të, Shqipëria nuk është Edi Rama.

“Të martën u bë mbledhja e parë dhe me leje mu dha mundësia të marr pjesë në mbledhje. Këtu personeli më sillet me profesionalizëm. Jam si gjithë të tjerët. Në mbledhje mora pjesë me leje. Mitsotakis më përgëzoi për fitoren dhe më tha se ishte i kënaqur. Unë jam një nga 21 deputetët grekë dhe do kem të njëjtat politika me ta në Parlamentin Europian. Gjithashtu unë jam edhe shqiptar e do mundohem të bëj kontributin tim. Për mua Shqipëria nuk është Edi Rama. Nëse dal i pafajshëm unë do zgjedh Bashkinë e Himarës”, – tha Beleri.

SHKARKO APP