Beleri u qëllua me vezë, Dule: U inskenua nga Rama

Incident të papranueshëm dhe të inskenuar nga kryeministri Edi Rama e ka konsideruar kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule, protestën kundër eurodeputetit Fredi Beleri në Tiranë, ku u qëllua me vezë dhe kos nga një qytetar.

I pranishëm në protestën e opozitës te Kthesa e Kamzës në kryeqytet, Dule theksoi se këto akte lënë hije për imazhin e Shqipërisë që ëndërron të jetë pjesë e realitetit europian.

”Duhet pohuar ajo që pamë të gjithë nuk ishte protestë, por ishin 2-3 individë që ishin motivuar prej tjetër kujt. Incident i inskenuar, është i papranueshëm nga çdo këndvështrim. Pas asaj është dora e vetë atij që inskenoi arrestimin dhe pengimin e drejtimit të bashkisë së Himarës nga zoti Beleri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pra zoti Rama dora vetë. Këto akte janë të kopsitura në mënyrë amatore dhe të dënueshme prej të gjithëve. Por efektet e incidenteve të tilla shkojnë përtej ditës ku ndodhin, lënë hije për imazhin e shoqërisë sonë që ëndërron të jetë pjesë e realiteteve europiane. Nuk ka inskenim të zotit Rama që mund të eklipsojë këtë realitet”, tha Dule për A2.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?