Belgjika paralizon metrotë e kryeqytetit, zyrtarët lëshojnë alarmin e një sulmi serioz
Belgika ka lëshuar alarm për kryeqytetin e saj, ndërsa Brukseli sot është gdhirë në nivelin më të lartë (e shtunë, 21 nëntor 2015) të sigurisë. Sipas Reuters, zyrtarët e lartë të vendit kanë lajmëruar mbylljen e metrove, si dhe kanë paralajmëruar popullin që të shmangin turmat për shkak të një kërcënimi "serioz dhe të menjëhershëm" të një sulmi.
Një javë pas sulmeve në Paris, të kryer nga militantët e Shtetit Islamik, prej të cilëve një i dyshuar është nga Brukseli, autoritetet njoftojnë që bëhet fjalë për një person me rrezikshmëri të lartë.
"Këshilla për popullatën është që të shmangin vendet ku ka shumë njerëz që vijnë së bashku në qendra tregtare, koncerte, ngjarje, apo stacionet e transportit publik kudo që të jetë e mundur”, tha një zëdhënës për qendrën e krizës të qeverisë”. Kryeministri belg, Charles Michel pranoi të jepte arsyen pse autoritetet kanë ngritur nivelin e alarmit, megjithatë ai shtoi në një konferencë shtypi se qeveria do ta rishikojë situatën e sigurisë të dielën pasdite.
Sistemet e metrosë do të mbeten të mbyllura deri atëherë, në përputhje me rekomandimin e Qendrës së Krizës, tha ai. Sipas Reuters, Ëebsiti “Qendra e Krizës”, sqaron se, autoritetet lokale janë duke bërë thirrje për të anulluar ngjarjet e mëdha, që njerëzit të shmangin turmat, të shtyhen ndeshjet e futbollit, si dhe të mbyllen metrotë e Brukselit këtë fundjavë, duke rritur gjithashtu praninë ushtarake dhe policore.
Militanti i dyshuar për një tjetër sulm, tashmë në Bruksel quhet Salah Abdeslam, 26 vjeç. Ai u kthye në shtëpi në Bruksel nga Parisi pas sulmeve, kohë kur vëllai i tij i madh, Brahimi hodhi veten në erë në një kafene. Ndërkohë tre persona janë arrestuar në Bruksel dhe po përballen me akuza për terrorizëm.
Autoritetet franceze kanë thënë se sulmet ishin planifikuar në Bruksel nga një njeri i quajtur, Abdelhamid Abaaoud, 28 vjeç, i cili luftoi për shtetin islamik në Siri dhe u vra në rrethimin e një apartamenti në periferi të Parisit të mërkurën.
Salah Abdeslam, i cili ishte nga e njëjta lagje “famëkeqe” e Brukselit, në Molenbeek, sipas zyrtarëve thuhet që me Abaaoud është njohur në burg.
Ministri i Brendshëm belg, Jan Jambon u tha gazetarëve se ka kërkuar një regjistër të të gjithëve banorëve që jetojnë në Molenbeek. "Administrata vendore duhet të trokasë në çdo derë dhe të kërkojë me detaje kush jeton në çdo shtëpi", tha Jambon.
Policia tashmë është në gatishmëri, si dhe një pjesë e mirë e rojeve janë përqendruar sidomos në Bruksel, duke përfshirë edhe institucionet e Bashkimit Evropian me seli në kryeqytet.
Brukseli është edhe shtëpia e selisë së NATO-s.
Hera e fundit, ku çdo zonë e qytetit është vënë në alarm maksimal ka qenë në maj të vitit 2014, kur një person i armatosur qëlloi për vdekje katër persona në Muzeun hebre në Bruksel. Në atë kohë, shkollat hebreje, sinagogat dhe institucionet e tjera u vunë në nivel të jashtëzakonshëm alarmi.
(Përktheu A. Gjergji)
KOHA JONË SONDAZH

