Belind Këlliçi: 5% e të punësuarve në bashki, do të jenë personat me aftësi të kufizuara

Këtë të dielë do të mbahen zgjedhjet lokale dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi vijon takimet intensive. Këtë të mërkurë ai zhvilloi një takim me personat me aftësi të kufizuara, të cilëve u premtoi se, në rast të zgjedhjes së tij në krye të bashkisë së kryeqytetit, 5 për qind e administratës së këtij institucioni do të jenë nga persona me aftësi të veçanta.

Mungesa e marrjes së shërbimit shëndetësor ishte problemi kryesor që paraqitën ne tryezë personat me aftësi të kufizuara. Po ashtu Këlliçi tregoi se në programin e tij ka parashikuar një plan për t’u ardhur në ndihmë kujtdo që ka nevojë, duke krijuar qendra ditore e ambulanca për marrjen e barnave dhe ushqimeve.

Kandidati i koalicionit ”BF”, deklaroi gjithashtu se, për shtresën e personave me aftësi ndryshe do të krijohet një këshill nga vetë ata, për të konsultuar çdo vendim që do të merret nga Bashkia e Tiranës.

SHKARKO APP