Belind Këlliçi: Alimehmeti krahu im i djathtë në fushatë dhe nënkryetar i bashkisë pas 14 majit

Belind Këlliçi i cili do të dorëzojë mandatin si deputet i PD-së është zyrtarisht kandidati i PD-së së Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ai përfundoi në balotazh me Ilir Alimehmetin, por ky i fundit njoftoi sot tërheqjen nga gara.

“Kushdo që ka patur pritshmëri kam përshtypjet që dhe më optimistët janë të befasuar nga ky standard që vendoset për herë të parë në demokracinë shqiptare.

Nuk ka qenë një fushatë e lehtë, apo garë e lehtë. Ky është një ogur i mirë për klasën politike shqiptare dhe demokratizmin e forcave politike. Jam krenar që kam qenë pjesë e primareve. Ne sot do të adoptojmë garimin amerikan presidencial të garës.

Unë kam kënaqësinë më të madhe sot të them që nuk jam më unë por jemi ne, të prezantoj Ilir Alimehmetin si krahun tim të djathtë në fushatë dhe nënkryetarin e bashkisë kur të fillojmë më 14 maj”, tha Këlliçi.

SHKARKO APP