Belind Këlliçi gjen dhe bën foto me Donald Trump në Amerikë: Zero lekë, veç 1 buzëqeshje

Drejtuesi politik i PD-së i qarkut të Tiranës, ish-deputeti i PD-së Belind Këlliçi, ka treguar se ndodhet në Amerikë dhe se është takuar edhe me kandidatin për president të SHBA, Donald Trump.

Ky takim i cili u zhvillua në Ryder Center, Saginaw Valley State Ujiv, sipas Këlliçit u përqendrua në diskutimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe SHBA-ve, si dhe mundësive për të forcuar bashkëpunimin politik ndërkombëtar. Për të mos lënë hapësira për komente për pagesa të majme që janë bërë në raste të ngjashme në të shkuarën, për të realizuar fotografi të tilla, drejtuesi Politik i PD për Tiranën mbyll çdo shteg për akuza.

Por kur flitet për SHBA-të dhe PD-në nuk mund të anashkalohet lehtë njolla që i vendosën amerikanët Sali Berishës, majin e 2021. Kishte nisur koha e Joe Bidenit kur Berisha u shpall “non grata” nga Departamenti i Shtetit por dosja e tij u përgatiti nga administarat e Trumpit, që humbi zgjedhjet e fund dhjetorit 2020. Takimi një minutesh i Belind Kelliçit me Donald Trump mbarrt barrën e përhershme tashmë të demokratëve.

Postimi

Foto e vitit. Pavarësisht fushatës intensive, Presidenti Trump gjen përherë kohë për të dëgjuar për Shqipërinë dhe shqiptarët!

Shpresoj që foton e radhës ta bëjmë në Shqipëri, kombin që në masë kërkon kurorëzimin e tij në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Për kureshtarët: Kosto??? ZERO lekë, vetëm 1 buzëqeshje

SHKARKO APP