Belind Këlliçi: Ja si e ka shpërblyer Veliaj shefin e Policisë Bashkiake që i kërkonte FRD të lironte godinën

Kreu i FRPD-së njëherësh edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e 25 prillit, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj me një letër mbushur me gabime drejtshkrimore, pa numër protokolli, me trajta gjuhësore jozyrtare, kryebashkiaku Veliaj i kërkonte partisë Fryma e Re Demokratike të lironte godinën që ka për seli.

Këlliçi thotë se personi i ngarkuar për zbatimin e këtij urdhri ishte shefi i Policisë Bashkiake Faik Belba dhe shpërblimi për misionet e Belbës është i dukshëm. Ai brenda 1 viti, ka ndërtuar një vilë 4-katëshe në Vaqarr.

Postimi i plotë:

Me një letër mbushur me gabime drejtshkrimore, pa numër protokolli, me trajta gjuhësore jozyrtare, kryebashkiaku Veliaj i kërkonte partisë Fryma e Re Demokratike të lironte godinën që ka për seli. Personi i ngarkuar për zbatimin e këtij urdhri ishte shefi i Policisë Bashkiake Faik Belba. Shpërblimi për misionet kamikaze të Belbës është i dukshëm. Brenda 1 viti, ka ndërtuar një vilë 4-katëshe në Vaqarr. Pandemia nuk e ka penguar çetën me kapele bashkiake të shtojë bereqetin.

SHKARKO APP