Belind Këlliçi merr pafajësi nga Gjykata, ja për çfarë bëhet fjalë

Kandidati i demokratëve të Sali Berishës për kryetar i bashkisë së Tiranës, deputeti Belind Këlliçi ka marrë pafajësi nga Gjykata e Tiranës pas denoncimeve për krime zgjedhore në fushatën elektorale të vitit 2021.

“Problemi është se kemi të bëjmë me një qeverisje tërësisht autoritariste. Një qeveri që po tenton çdo ditë e më shumë të godasë opozitën, por nuk do t’ia dalin dot. Opozita, deputetët e opozitës betejën do ta bëjnë kudo, në rrugë, sheshe, Parlament, në gjykata. Kudo që qytetarët kanë nevojë të përfaqësohen”.

Po ashtu Këlliçi shprehu dëshirën që Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Kundër Korrupsionit ta thërrasë edhe për çështjen e Inceneratorit të Tiranës dhe për kallëzimet që opozita ka bërë për korrupsion galopant të qeverisë dhe për të mbrojtur interesin dhe financat publike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?