Belind Këlliçi: Nuk jam kandidat për Bashkinë e Tiranës
Në një kohë që flitet për kandidatët dhe zgjedhjet lokale të 2023, deputeti i PD-së Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Log”, zbuloi se nuk do jetë kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Pjesë nga biseda:
Xhafo: Shok me lali Erin, Belind?
Këlliçi: Larg qoftë mo! Gjithçka mund të pranoj për veten tim, kjo pyetje është ofendim për mua. Nuk jam një brez me të, as nuk jam i ardhur në Tiranë.
Nazarko: I humbe votat e të ardhurave?
Këlliçi: Pa merak ma lër mua këtë pjesë, nuk jam kandidat, e dua Tiranën.